Tuesday, May 20, 2014

Shteti OBEZ Shqiptar

Ne fillim te viteve 90-te shqiptaret u dergjen rrugeve per te rrezuar me force nje shtet te ndertuar prej tyre; nje shtet qe i perdorte, nje shtet qe abuzonte me ta, nje shtet dembel qe nuk kishte qene ne gjendje te siguronte mireqenie e prosperitet. Te zhgenjyer nga ky shtet, shqiptaret vendosen te ndertonin shtetin e se drejtes, mbeshtetur mbi nje ekonomi te bazuar ne rradhe te pare tek puna. Shqiptareve i kishte ardhur ne maje te hundes me "free-riders", parazitet e te paaftet.  24 vite me vone nje e katerta e forces punetore eshte e punesuar ne shtet, mbahet me taksat e veta dhe vazhdon vegjeton, paraziton, sjell pengesa dhe fryhet fryhet fryhet.


Shqiptaret jane te zhgenjyer thellesisht nga ajo qe ndertuan megjithate nuk harrojne te dalin ne tufa e kope kur vjen fushata e rradhes. Pse? Sepse mbase me gjejne dhe mua nje vend ne SHTET. Dhe nderkohe shteti fryhet e fryhet sa tashme eshte bere obez e mezi mban veten ne kembe. E ka veshtire te eci dhe i merret fryma ne do hap! E nderkohe shqiptaret ankohen, nuk kane besim tek shteti dhe kerkojne gjithcka prej tij. Kerkojne pune, pasterti, siguri. Kerkojne te ardhmen tek shteti.

Luftohet burokracia me me shume burokraci. Krijohen me shume institucione per te kontrolluar institucione qe kontrollojn institucione. Dhe nderkohe per te justifikuar permasat e shtetit rritet kompleksiteti i burokracise shteterore, zgjatet zinxhiri i sorollatjes dhe ai qe vuan eshte ai qe paguan me taksat koston e kesaj administrate. Per te njehsuar nje diplome dokumenti duhet te kaloj tek noteri, tek Ambasada Shqipetare, tek Ministria e Jashtme, tek Ministria e Arsimit. Shkon tek posta dhe ke 10 punonjes qe mbeshteten te muri dhe nje qe punon e mbuluar nga nje kala njerzish qe kane jo pak qe presin. - Sepse nuk eshte detyra ime.

S'ka SHTET jo,- thonte e vazhdon te thote berberi im- ska zgjidhje, thonte e vazhdon te thote. Dhe nderkohe zgjidhja eshte aty, ka qene aty dhe qendron me e logjikshme se kurre. Te tkurret shteti, te mos kerkojme me prej tij gjithcka se 40 vite komunizem e 24 vite demokraci e ben te qarte si dita me naten qe modeli i shtetit te madh NUK funksionon. Nje shtet i vogel do detyrohet te behet nje shtet i shkathet, qe do kerkoje me pak buke e do te kete me pak mundesi ti vendose pengesa biznesit qe ne nje ekonomi tregu eshte motorri i prosperitetit. Te pushojme se genjyeri veten, problemi jemi vete ne dhe ndryshimin duhet ta kerkojme tek vetja. Shteti nuk eshte nje entitet abstrakt por nje organizate e njerezve te ketij vendi.

1 comment:

  1. Konstatimet tuaja jane me vend dhe lehtesisht te shqueshme por cfare diete rekomandoni ju si autor i ketij shkrimi ne lidhje me kete obezitet?

    ReplyDelete