Saturday, April 26, 2014

Kozmetika që i bëhet kalbjes së policisë së shtetit

Gjatë 7 muajve të qeverisjes aktuale kemi vënë re shtimin e policëve të rinj nëpër rrugët e Shqipërisë. Përgjithësisht, vendosja e të rinjve në këto lloj punësh, ka një ndikim pozitiv tek perceptimi i qytetarëve për rendin. Gjithsesi, situata e rendit dhe e kriminalitetit na ofron një realitet krejt të zymtë. Shtimi i atentateve tregon se vetëgjyqësia në shoqërinë shqiptare po merr përmasa të frikshme. Policia e shtetit, në rastin më të mirë, është e paaftë të mbrojë qytetarët.

Operacionet e policisë janë kufizuar në vendosjen e gjobave për makinat e parkuara keq, apo per shoferët, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, prangosjen e ndonjë grabitësi dyqanesh apo marrjen e ndonjë mase për krimet e rrugës. Megjithëse këto masa janë të rëndësishme, sidomos për transportin rrugor, ato nuk na ofrojnë kurrsesi ndonjë panoramë, në të cilën, shteti po lufton krimin dhe sidomos krimin e organizuar. Përkundrazi, në vend të saj, kemi parë dhunën e policisë ndaj të rinjve që protestojnë.

Sipas televizionit italian RAI, në muajt e fundit, transporti i drogës nga Shqipëria, nëpërmjet kanalit të Otrantos, është rritur në mënyrë të frikshme. Që Shqiperia është një nga pikat kryesore të kalimit të drogës drejt perëndimit, këtë gjë nuk e vë në diskutim askush. Që për transportimin e drogës mund të përdoren edhe avionë, asgjë nuk ka per t'u habitur. Problemi kryesor në këtë rast, sipas mendimit tim, ështe nëse ky trafik është shtuar apo jo. Mediat italiane tregojnë që është rritur në mënyrë eksponenciale.

Mos vallë qeveria e 'Rilindjes' i ka shqyer te gjitha dyert, që droga te rrjedhë si lum nëpërmjet Shqipërisë? Mos vallë policia nxjerr në rrugë policët e rinj thjesht për kozmetikë, ndërkohë që në të vërtetë është e mbushur me skafistë dhe trafikantë droge, të cilët kanë zënë pozicione drejtuese? Faktet e mbështesin këtë ide. Një trafik droge në përmasat që deklarojnë mediat italiane, nuk mund të kryet kurrsesi pa patur mbështetjen e strukturave të caktuara shtetërore.

Me sa duket, policia, në këto momente, është e kapur nga elemente kriminalë dhe është e pafuqishme të shkëputet prej tyre. Prandaj nuk mund të pritet një luftë e vendosur kundër krimit të organizuar. Përkundrazi, policia lufton dhe do të luftojë ata që mund të cënojnë gjëndjen ekzistuese. Shëmbujt e dhunës policore ndaj qytetarëve të pafajshëm, nga punonjës policie, të cilët e kanë varësen e floririt më të trashë se shkopi i gomës, sa vijnë e shtohen. Kjo vjen paralelisht me shtimin e urrejtjes popullore ndaj këtij sistemi.

Kozmetika që qeveria po i bën policisë, nuk mund ta fshehë kalbjen, që ajo po përjeton përbrënda. Nuk do të habitesha që në përballjen e parë të qytetarëve me sistemin, rezultati do të ishte më fatal se në të shkuarën e afërt. Mafia nuk kursen askënd!

4 comments:

  1. Nuk mendoj qe kemi te bejme me rritje eksponenciale te trafikut te droges ne Greqi e Itali. Shifrat ne rastin e Greqise pershembull, tregojne qe gjate vitit 2014 jane kapur 4.5 tone cannabis sativa nga 10 tone qe jane kapur ne 2013. Pra autori te jete me i sakte, nuk behet fjale per rritje eksponenciale. Ndoshta rritje e moderuar eshte termi me i pershtatshem per kete ceshtje.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Il Canale d'Otranto è diventato l'autostrada della droga. Il modo più semplice e veloce per fare arrivare in Italia tonnellate di cocaina, eroina e marijuana. Nascoste nel doppiofondo di auto e tir che attraccano al porto di Brindisi o sbarcate da veloci gommoni che nottetempo attraversano l'Adriatico. Numerosi nei mesi scorsi i sequestri effettuati dalla Guardia di finanza di Lecce,

      Delete
  2. Ka mundesi te me tregosh burimin e informacionit?

    ReplyDelete
  3. http://bari.repubblica.it/cronaca/2014/03/04/news/droga_lecce-80179599/

    ReplyDelete